Philippe Coutinho te Barcelona është vetëm çështje orësh, sipas medieve spanjolle.
Sipas Sport, një delegacion i Barcas gjendet në Liverpool dhe mund ta mbyllin marrëveshjen.
Mësohet se oferta e Barcelonës është 90 milionë euro, plus bonuset.
Sipas Sport, Liverpooli e ka pranuar këtë ofertë edhe pse Jurgen Klopp ka rezistuar për ta mbajtur lojtarin në Anfield.
Coutinho shihet si zëvendësim i Neymarit, që u bashkua me Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Edhe analisti i njohur Graeme Souness, beson që lojtari do të largohet, pasi me këto kushte është e pamundur të mbahet. /Telegrafi/