Philippe Coutinho po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Liverpoolit.
Mesfushori brazilian ka qenë synimi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të verës por në fund Liverpool refuzoi të gjitha ofertat për të.
Por klubi katalunas nuk është dorëzuar dhe do të tentojë transferimin e tij edhe në afatin kalimtar të janarit.
Ka qenë e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’ që ka bërë publike edhe çmimin e Coutinhos.
Liverpool si duket është dorëzuar për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe kërkon të fitojë 145 milionë euro nga shitja e tij.
Barcelona është e gatshme të shpenzojë këtë shumë dhe i ka bërë gati lojtarit një kontratë pesë vjeçare.
Me kalimin në Barcelonë, Coutinho do të ketë edhe një pagë shumë më të madhe se që fiton në Angli.
Braziliani do të përfitojë pagë vjetore prej 14 milionë eurove në stinor si dhe disa bonuse të tjera.
25-vjeçari ka një kontratë aktualisht me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/