Telegrafi

Coutinho shënoi një supergol nga distanca ndaj Paraguait, ky gol nuk duhet humbur

Philippe Coutinho shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në fitoren 4-0 të Brazilit ndaj Paraguait dhe kjo i ka bërë të gjithë të ndjehen nostalgjikë me ‘magjinë’ e dhuruar nga ylli brazilian.

Skuadra e trajnerit Tite ishte dominuese në ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës, e cila gjithashtu i dha fund shpresave të Paraguait për t’u kualifikuar në Katar.

Raphinha kaloi Brazilin në avantazh në pjesën e parë me një goditje të bukur të tijën përpara se Coutinho të shënonte për 2-0.

Lexo po ashtu Brazili mposht thellë Paraguain, Argjentina minimalisht Kolumbinë

Dy golat tjerë u shënuan nga Antony (86’) për 3-0 dhe Rodrygo (88’) për rezultatin përfundimtar 4-0.

Megjithatë, goli i dytë i kombëtares Selecao i shënuar nga ylli i Aston Villas, Coutinho, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Coutinho ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga një distancë e largët, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar ta presë.

Ky gol i brazilianit kthen në kujtesë ditët e arta të tij me skuadrën e Liverpoolit, ku nuk mungonin gola të tillë. /Telegrafi/