Telegrafi

Coutinho refuzon kalimin te Unitedi për rikthimin te Liverpooli

Philippe Coutinho thuhet se do ta refuzojë kalimin te Manchester Unitedi, për t’u rikthyer te Liverpooli pas vetëm një sezoni e gjysmë te Barcelona.

Sulmuesi brazilian e kompletoi kalimin në Camp Nou në janar të vitit 2018 nga ‘the Reds’, por ka dështuar ta tregojë veten në La Liga.

Lojtari 27-vjeçar kaloi te Blaugranasit për 145 milionë euro, mirëpo tani raportohet se do të shitet nga këta të fundit për ta financuar rikthimin e Neymarit në Spanjë.

Philippe Coutinho (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron ta bëjë brazilianin transferimin e tij më të shtrenjtë të kësaj vere, mirëpo lojtari e dëshiron rikthimin në Anfield Road.

Lexo po ashtu Coutinho preferon kthimin te Liverpooli para transferimit te PSG-ja

Në garë për transferimin e Coutinhos është edhe Paris Saint-Germain, por Liverpooli po i prin dukshëm garës për shërbimet e brazilianit.

Barcelona është pajtuar ta shesë sulmuesin, derisa kërkon 110 milionë euro nga shitja e tij, derisa Jurgen Klopp ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për rikthimin e 27-vjeçarit në skuadër. /Telegrafi/