Telegrafi

Coutinho preferon transferimin te Chelsea para Unitedit

Philippe Coutinho (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona dhe Philippe Coutinho kanë rënë dakord të ndahen në fund të sezonit.

Mesfushori ka dështuar të përshtatet me sistemin e trajnerit të katalunasve, Ernesto Valverden, dhe ka pranuar se duhet përpara në karrierë.

E përditshmja sportive spanjolle, Sport shkruan sot se brazilianit i është thënë tashmë se duhet të gjejë një klub të ri, por ka dy kërkesa.

Mesfushori dëshiron të sigurohet se do të luajë në pozitën e tij të preferuar dhe gjithashtu klubi në fjalë do të ketë nevojë për fuqinë e shpenzimeve për të përmbushur vlerësimin e Barcelonës.

Philippe Coutinho (foto by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mediat raportojnë se blaugranat duan 130 milionë euro dhe tashmë janë në luftë PSG, Manchester United dhe Chelsea.

Megjithëse nuk ka të drejt në transferime, ish-ylli i Liverpoolit do të preferonte të kalonte te Chelsea para Unitedit.

Ndryshe, Coutinho deri më tani është paraqitur në 45 raste dhe ka shënuar 12 gola në të gjitha garat për Barcën. /Telegrafi/