Site icon Telegrafi

Coutinho i ofrohet Arsenalit dhe Newcastle Unitedit

Philippe Coutinho (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Barcelona ua ka ofruar Philippe Coutinhon dy skuadrave angleze, Arsenal dhe Newcastle United, në përpjekje për të krijuar hapësirë në skuadër për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Futbollisti brazilian nuk bën pjesë në planet afatgjate në Camp Nou, prandaj e ardhmja e tij pritet të jetë te ndonjë klub tjetër.

Huazimi te Bayern Munichu vetëm sa i ka shtuar dyshimet për formën dhe gjendjen fizike të ish-lojtarit të Liverpoolit.

(Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Barca planifikon ta largojë 28-vjeçarin nga skuadra për shkak se nuk mund t’ia paguajë rrogën e lartë edhe në edicionin 2020/2021, porse e ka të vështirë të gjejë klub për ta shitur.

Lexo po ashtu Barca nuk po gjen blerës për Coutinhon

Ai ka vendosur t’ua ofrojë klubeve të Ligës Premier, mirëpo akoma nuk ka marrë përgjigje as nga Arsenali as nga Newcastle. /Telegrafi/

Exit mobile version