Transferimi i Philippe Coutinho te Barcelona ishte tema më e nxehtë e verës.
U prit që kjo mund të ndodh deri më 1 shtator, por lojtari nuk ndryshoi mjedis.
25 vjeçari edhe pse kishte dëshirë, kjo nuk ndodhi, ndërsa Liverpooli ka kërkuar hiq më pak se 200 milionë euro.
Coutinho u kthye të luajë pas disa muajsh me fanellën e Liverpoolit, kundër Sevillës në barazimin 2-2.
Kjo i bie se ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve për një tjetër skuadër.
Marca shkruan se Barcelona nuk do të tentojë në janar ta ofrojë lojtarin.
Jean-Michael Seri mbetet opsion i hapur, me lojtarin nga Bregu i Fildishtë që kërkon kalimin te gjiganti spanjoll. /Telegrafi/