Juventusi thuhet se nuk ka interesim për transferimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona.
Mesfushori brazilian është aktualisht në huazim te Bayern Munich, derisa as këta të fundit nuk e duan kartonin e tij.
Barcelona thuhet se do të shesë Coutinhon në afatin e verës, derisa ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë serioze.
Sipas Daily Mail, Chelsea dhe Manchester United po e mbajnë një shikim nga afër me ish-anëtarin e Liverpoolit që mund të rikthehet në Ligën Permier.
Blaugranasit do të shpresojnë të marrin së paku 100 milionë euro për kartonin e tij, derisa kishin paguar rreth 160 milionë te The Reds.
Courtinho po kalon nëpër një formë mesatare te Bavarezët, mirëpo Zonja e Vjetër nuk është e interesuar për të. /Telegrafi/