Philippe Coutinho vazhdon të mbetet një problem për gjigantin spanjoll Barcelona.
Mesfushori brazilian u rikthye në Camp Nou pas një huazimi një vjeçar te Bayern Munich, por përsëri nuk ka bindur.
Në fakt në fillim të edicionit ai e nisi mbarë, por pastaj u lëndua dhe humbi pjesën më të madhe të sezonit.
Barcelona është duke tentuar të gjejë një blerës për të, pasi kanë paguar 135 milionë euro për ta transferuar nga Liverpooli.
E ardhmja e brazilianit duket se do të jetë sërish në futbollin anglez, ku Arsenal dhe Everton janë duke kërkuar shërbimet e tij.
Katalunasit janë të gatshëm ta shesin yllin brazilian nëse arrin ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Mesfushori ofensivë është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018, por ai asnjëherë nuk i ka arritur pritshmëritë në Camp Nou. /Telegrafi/