Klubi anglez, Liverpooli thuhet se ka kthyer interesimin për ish-yllin e tyre, brazilian, Philippe Coutinho.
Coutinho e gjen veten si huazim te Bayern Munichu, por pritet të largohet këtë verë, pasi Bavarezët nuk pritet ta shfrytëzojnë mundësinë e blerjes.
Në anën tjetër, as gjiganti katalunas nuk është i interesuar ta mbajë brazilianin kreativ dhe kjo ka bërë që klubet angleze të interesohen për transferimin e tij.
Manchester Unitedi, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami, të gjithë kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij, ndërsa së fundmi kanë edhe një rival tjetër.
Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Liverpooli ka qenë në diskutime për ta rikthyer Coutinho në klub nga Barcelona.
Pavarësisht interesit të Reds, agjenti i lojtarit, Kia Joorabchian, thuhet se ka kontakte më të forta me ekipet londineze, në veçanti Chelsean.
Transferimi i Coutinhos do t’ju kushtonte klubeve të interesuara 80 milionë euro. /Telegrafi/