Liverpooli thuhet se i ka hapur derën e rikthimit Philippe Coutnhos, pas gati dy vite nga largimi, raportojnë mediat në Angli.
Mesfushori brazilian kaloi te Barcelona në janarin e vitit 2018 për 160 milionë euro nga The Reds, por në këtë verë mund të ndodhë rikthimi i tij në Anfield Road.
Tifozët blaugranë e kishin pritur me shumë entuziazëm transferimin e 27-vjeçarit, mirëpo nga sezoni i tij i plotë u dëshpëruan totalisht.
Coutinho nuk arriti për një sezon e gjysmë ta shpaguajë shumën që ishte paguar për të, andaj tani Barcelona po e mendon shitjen e tij, në mënyrë që ta financojë rikthimin e Neymarit.
Në garë për transferimin e brazilianit është edhe Manchester Unitedi, mirëpo është lojtari që po e refuzon transferimin në Old Trafford.
The Reds fillimisht kishin bërë të ditur se nuk do ta rikthejnë Coutinhon në skuadër, mirëpo tani bëhet e ditur nga Le10Sport se dera për rikthim është e hapur. /Telegrafi/