Philippe Coutinho mund të jetë goditja e madhe e Barcelonës në ditën e fundit të afatit kalimtar në Spanjë.
Ylli brazilian nuk ka luajtur për Liverpoolin në ndeshjet e para në Angli duke aluduar në një lëndim të tij.
Por në momentin që erdhi ftesa nga Kombëtarja e Brazilit ai e pranoi këtë.
Sapo ka mbërritur në vendlindje, braziliani ka stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe ‘lëndimi’ i tij është harruar.
Ai madje ka luajtur në ndeshjen kualifikuese ndaj Ecuadorit, duke u inkuadruar në minutën e 58-të në lojë.
Pas asistimit nga Gabriel Jesus, Coutinho shënoi golin e dytë për Brazilin në minutën e 76.
Pasi nuk ka fare lidhje me lëndim, nuk është çudi nëse Coutinho sot transferohet te Barcelona. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BEI9V4i4ODQ