Philippe Coutinho kërkon të zbusë situatën e krijuar te Liverpooli, pas kërkesës për t’u larguar gjatë tregut të transferimeve së verës te Barcelona.
Braziliani, i cili është i grumbulluar me përfaqësuesen e vendit të tij, foli rreth së ardhmes, duke deklaruar se shumë i lumtur te Reds pasi luan në një nga kampionatet më të bukur në botë.
Ai për momentin nuk mendon për tregun e transferimeve, pavarësisht zërave që e shikojnë pranë transferimit te Barcelona në janar.
“Për momentin jam i përqendruar te ndeshjet e Brazilit dhe nuk po mendoj për të ardhmen”.
“Jam shumë i lumtur te Liverpooli, sepse luaj në ligën më të fortë në botë”, ka thënë Coutinho.
Fjalë “diplomatike” këto të brazilianit për të cilin transferimi te Barcelona mbetet ëndërr.
Liverpooli aktualisht është në pozitën e pestë me 19 pikë dhe këtë sezon Coutinho ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar një asistim. /SS/
https://www.youtube.com/watch?v=2tL30-BZRk4