Telegrafi

Coutinho insiston se Barça nuk duhet të shqetësohet vetëm për treshen Salah, Mane dhe Firmino

Foto: Getty Images/Guliver

Philippe Coutinho thotë se Barcelona nuk duhet të fokusohet vetëm te Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Braziliani e vlerëson lartë ish-skuadrën e tij, ai thotë se i ka ndjekur këtë sezon dhe se ata janë ekip i shkëlqyer si në fazën mbrojte, ashtu edhe në mesfushë dhe sulm.

“Ata janë lojtarë të rëndësishëm, por jo vetëm ata tre”, ka thënë Coutinho për ueb faqen e Barcelonës para ndeshjes në Camp Nou.

Festa te goli ndaj Manchester City në derbin e 3 janarit 2019 (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Atje janë mbrojtësit, mesfushorët të cilët janë të gjithë lojtarë kualitativ dhe përpiqen shumë që të krijojnë gola për ata. Duhet të jemi të kujdesshëm nga e gjithë skuadra dhe të bëjmë punën tonë ashtu siç e kemi bërë së fundmi, të jemi në formë në fushë dhe ta kthejmë në paraqitje të mirë”.

“Kam shpenzuar pesë vite te Liverpooli dhe isha shumë i lumtur atje, por tani po barti fanellë tjetër, ngjyra tjera, pra do të jetë një ndeshje speciale dhe shpresoj që ne të bëjmë më të mirën”.

“Ata janë ekip i mirë dhe i fortë në aspektin psikik. I kam shikuar këtë sezon, ata dalin në mënyrë fantastike para dhe vendosen mirë në mbrojte, pra duhet të jemi duhet të jemi të vëmendshëm”, ka shtuar Coutinho. /Telegrafi/