Philippe Coutinho dëshiron të transferohet në Barcelonë nëse një marrëveshje mund të bëhet miqësisht me skuadrën e tij, Liverpoolin.
Largimi i Neymarit drejt Paris Saint-Germain ka bërë që Barcelona të hidhet në ‘gjah’ për një lojtar tjetër të kalibrit të lartë, ku më i përfoluri është Coutinho.
Sipas Sky Sports News, edhe Coutinho është i interesuar me gjigantin katalunas, por këtë do ta bënte vetëm me një ndarje miqësisht me Redsat.
Coutinho nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare në Liverpoolin në janar dhe klubi mbetet i vendosur rreth asaj që ka theksuar më parë që ai nuk është në shitje.
Sky Sports News gjithashtu kupton se Barcelona nuk e ka kontaktuar Liverpoolin që nga oferta e tyre fillestare prej 72 milionë funteve e cila u hodh poshtë në mënyrë të vendosur dhe të menjëhershme para 18 ditësh. /Telegrafi/