Barcelona po përpiqet që ta rikthejë Neymar përsëri në Camp Nou, me Blaugranat që po kërkojnë një mënyrë për të financuar një marrëveshje të tillë që mbetet shumë shtrenjtë.
Braziliani e la Barcelonën për të kaluar n Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro.
Megjithëse vlera e tij ka rënë që atëherë, kampionët e Ligës 1 nuk pranojnë ta lirojnë pa një shifër të madhe.
Në anën tjetër, Blaugranat po punojnë që ta ofrojnë lojtarin me shifër sa më të ut të mundshme.
Në këtë mënyrë, janë dy lojtarë të cilët mund ta mbushin shifrën që kërkohet për Neymar dhe mund të përdoret si pjesë e një marrëveshje: Philippe Coutinho ose Ousmane Dembele.
Asnjëri prej tyre nuk ka qenë në gjendje ta mbushë boshllëkun që ka mbetur nga largimi i Neymar, dhe as tifozët e Barcelonës nuk janë dashuruar me ta sikurse kanë qene me yllin e tanishëm të PSG- së.
Katalanasit kanë paguar më shumë se 100 milionë euro në secilën prej tyre, duke përfshirë edhe klauzola të tjera në marrëveshjen.
Për këtë arsye, Barcelona po provon që të nënshkruajë me Neymarin këtë verë. /Telegrafi/