Telegrafi

Coutinho dhe Arthur ia hapin Neymarit derën e rikthimit te Barcelona

Coutinho dhe Arthur (Foto: Marca.com)

Neymar mund të mos jetë në gjendje të luajë me Philippe Coutinho dhe Arthur këtë verë për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur jashtë Copa Americas, por dy mesfushorët do të ishin të etur për të luajtur me sulmuesin te Barcelona.

Coutnho dhe Arthur folën pas fitores 5-0 kundër Perusë për mundësinë e kthimit të Neymarit në Barcelonë, një klub që ata u bashkuan pas largimit të sulmuesit drejt Paris Saint-Germain.

Dy yjet brazilian ia hapën Neymarit derën e rikthimit në Camp Nou, duke deklaruar se janë të etur të luajnë së bashku te Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou

“Natyrisht unë do të doja. Ai është një lojtar i madh”.

“Jo vetëm unë, por të gjithë. Sa më shumë lojtarë  të mëdhenj, aq më mirë”, ka thënë Arthur për Marca.

Neymar Jr dhe Coutinho (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Edhe Coutinho foli fjalë të mëdha për bashkëkombasin e tij Neymar.

Lexo po ashtu PSG ulë çmimin e Neymarit

“Të luash me Neymarin është e pabesueshme. Ai është një superyll”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por gjithmonë është një burim lumturie kur flet rreth të luajturit me të”, ka thënë Coutinho. /Telegrafi/