Neymar mund të mos jetë në gjendje të luajë me Philippe Coutinho dhe Arthur këtë verë për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur jashtë Copa Americas, por dy mesfushorët do të ishin të etur për të luajtur me sulmuesin te Barcelona.
Coutnho dhe Arthur folën pas fitores 5-0 kundër Perusë për mundësinë e kthimit të Neymarit në Barcelonë, një klub që ata u bashkuan pas largimit të sulmuesit drejt Paris Saint-Germain.
Dy yjet brazilian ia hapën Neymarit derën e rikthimit në Camp Nou, duke deklaruar se janë të etur të luajnë së bashku te Barcelona.
“Natyrisht unë do të doja. Ai është një lojtar i madh”.
“Jo vetëm unë, por të gjithë. Sa më shumë lojtarë të mëdhenj, aq më mirë”, ka thënë Arthur për Marca.
Edhe Coutinho foli fjalë të mëdha për bashkëkombasin e tij Neymar.
“Të luash me Neymarin është e pabesueshme. Ai është një superyll”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por gjithmonë është një burim lumturie kur flet rreth të luajturit me të”, ka thënë Coutinho. /Telegrafi/