Telegrafi

Coutinho afër kalimit te Chelsea

Bayern Munichu e ka refuzuar mundësinë për transferimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona.

Skuadra gjerman e huazoi brazilianin nga katalunasit në verën e kaluar, mirëpo ai nuk ka arritur të dëshmojë vetën as në Bundelsiga.

Diario Sport raporton tani se Chelsea është shumë afër të kompletojë transferimin e Coutinhos nga kampion i i La Liga-s.

Ish-anëtari i Liverpoolit po e kërkon rikthimin në Ligën Premier, derisa The Blues duan të mbyllin atë në shumën e 90 milionë eurove.

Lexo po ashtu Arsenali dhe Chelsea kontaktojnë Barcelonën për Coutinhon

Por, Barcelona po kërkon mbi 100 milionë euro për shitjen e Coutinhos, derisa kishin paguar rreth 140 milionë për të marrë atë nga The Reds.

Në garë për brazilianin thuhet se janë edhe Arsenali e Tottenham Hotspuri. /Telegrafi/