Philippe Coutinho është gjithnjë e më afër kalimit te gjiganti spanjoll, Barcelona.
Skuadra angleze e Liverpoolit po kërkon 160 milionë euro për ta liruar mesfushorin me tipare sulmuese
Por, katalunasit nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 130 milionë euro për ish-futbollistin e Interit.
Por, vetë lojtari dëshiron me çdo kusht transferimin te katalunasit dhe është gati që të bëjë edhe një sakrificë financiare.
Sipas “Mundo Deportivo”, ai është gati të paguajë 15 milionë euro nga xhepi i tij, në mënyrë që të arrihet shifrat 145 milionë euro, të cilën gjë vështirë se do ta refuzonin The Reds.
Edhe në të kaluarën kur Luis Suarez braktisi Liverpoolin për spanjollët, ka pasur paksa ngecje në negociata të cilat në fund përfunduan me një marrëveshje të kënaqshme mes palëve.
Ndryshe, Liverpoolit mund t’i largohet edhe Emre Can gjersa ka transferuar Virgil van Dijkun për 85 milionë euro. /Telegrafi/