Thibaut Courtois ka thënë se ai dhe Eden Hazard kishin biseduar për kalimin te Real Madridi derisa ende ishin pjesë e Chelseat.
Portieri kaloi te Los Blancos në vitin 2018, derisa anësori belg iu bashkua në verën e kaluar, derisa ai ka zbuluar se si e kishin planifikuar prej kohës kalimin në Santiago Bernabeu.
“Në zhveshtoren e Chelseat, kemi biseduar për mundësinë që të kalonim këtu”, ka thënë Courtois për El Mundo.
“Shtëpia e Bardhë, Shtëpia e Bardhë – kemi thënë ne. Ishte diçka e mirë që të spekulonim. Tani, ne jemi të uritur për të fituar trofe”, ka shtuar më tej ai.
Por, portieri nuk ka treguar formën e lartë te Real Madridi që e kishte te Chelsea, duke iu lëkundur disa herë pozita e tij, derisa ende vazhdon të jetë një situatë pothuajse e tillë.
Në anën tjetër, Hazard ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme dhe edicioni i ri do të jetë vendimtar rreth të ardhmes së tij. /Telegrafi/