Thibaut Courtois është i emocionuar që do të përfaqësojë Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve 2022, pas humbjes nga Los Blancos kur ishte portieri i Atletico Madrid për finalen e 2014.
Kjo ishte e vetmja paraqitje e portierit belg në ndeshjen më të madhe të futbollit me klube, por ai është i kënaqur që këtë herë luan për klubin që ka fituar 13 herë këtë trofe.
“Padyshim që nuk e fitova në 2014, por mund të fitoj nesër”.
“Por, unë mendoj se të gjithë, pa marrë parasysh sa tituj të Ligës së Kampionëve kanë fituar, po mendojnë për të fituar finalen me Real Madridin”.
“Liverpooli gjithashtu e di se si është të luash një finale kundër Real Madridit, siç e bënë këtë në 2018”.
🔴🎙️ 𝙀𝙉 𝘿𝙄𝙍𝙀𝘾𝙏𝙊 | ¡Rueda de prensa de @MrAncelotti, @thibautcourtois and @MarceloM12 previa a la FINAL de CHAMPIONS! https://t.co/YpFT94JXda
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 27, 2022
“Ju e dini se kur Real Madrid luan finalet, i fitojnë ato. Këtë herë unë jam në anën e duhur të historisë”, ka thënë Courtois. /Telegrafi/