Telegrafi

Courtois sqaron gabimin e tij, që ia mundësoi Salahut të shënonte gol

Thibaut Courtois ka shpjeguar se si e bëri gabimin, për t’i dhënë Liverpoolit një epërsi me dy gola pas 14 minutash.

Real Madridi bëri një rikthim mahnitës për të fituar 5-2 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të së tetës së Ligës së Kampionëve të martën.

Megjithatë, një keq menaxhim i situatës nga portieri 30-vjeçar i Realit, ia mundësoi Salahut të shënonte gol.

Lexo po ashtu Del videoja përmbledhëse e paraqitjes spektakolare të Luka Modricit ndaj Liverpoolit

Duke përshkruar gabimin e tij, belgu tha: “E vërteta është se ishte një fat i keq, e kontrollova mirë dhe në fillim doja ta pasoja, por pashë që Salah po qëndronte në të majtë dhe do ta kaloj djathtas, por më iku”.

“Goli nga Vini na bëri të marrim frymë më lirshëm dhe pastaj Alisson bën të njëjtën gjë, dhe ne jemi të fortë në kundërpërgjigje”, ka shtuar më tej ai.

Liverpoolit tani do t’i duhet të bëjë të pamundurën që të përmbysë deficitin prej tri golash në Bernabeu në muajin e ardhshëm dhe që duket si e vështirë, por jo e pamundur. /Telegrafi/