Largimi i Cristiano Ronaldos është ndjerë fort nga Real Madridi, sipas portierit Thibaut Courtois, por lojtarët e klubit nuk po e vajtojnë humbjen e ish-yllit të tyre.
Ronaldo u largua si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Real Madridit dhe u bashkua me kampionin italian, Juventusin, në muajin korrik.
Me largimin e sulmuesit portugez edhe forma e Los Blancos ka rënë në erë gjatë këtij sezoni, pasi nuk janë më lider dhe bindës.
Courtois arriti nga Chelsea një muaj pas largimit të Ronaldos dhe belgu këmbëngul se ai nuk përfolët në zhveshtore, pavarësisht se i mungon ekipit.
“Askush nuk flet për të në dhomën e veshjeve”, ka thënë fillimisht Courtois në një intervistë me gazetën belge Het Nieuwsblad.
“Është kryesisht shtypi që e përfol emrin e tij”.
“Ka pasur ndeshje që kemi humbur në të cilën bëmë 10 shanse, por nuk shënuam”.
“Në të njëjtën kohë ai shënon dy gola për Juventusin. Atëherë është e lehtë të flasësh për të”, përfundoi portieri i Real Madridit. /Telegrafi/