Telegrafi

Courtois me mesazh për tifozët pas humbjes në ‘el Clasico’: Besoni se Reali do të japë gjithçka për t’i fituar titujt në dispozicion

(Foto: Instagram/thibautcourtois)

Thibaut Courtois u ka dërguar tifozëve të Real Madridit një mesazh optimizmi dhe vetëbesimi pas humbje turpëruese nga Barcelona në ‘el Clasicon’ e të dielës.

Portieri belg bëri shumë pritje në derbin e Santiago Bernabeut, mirëpo nuk arriti t’i ndalte katër nga goditjet brenda kuadratit të portës.

“Dje (e diel) ishte një ditë pikëlluese, por ne jemi një skuadër. Humbim ose fitojmë, do ta bëjmë bashkë dhe do të reagojmë në të njëjtën mënyrë”.

“E di se është e dhimbshme për ta menduar dhe për ta kërkuar, por besoni se kjo skuadër do të japë gjithçka për t’i fituar titujt që janë akoma në dispozicion”, ka shkruar Courtois në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Barcelona largohet si në kohërat e vjetra nga "Santiago Bernabeu" - i shënoi katër gola Real Madridit në el Clasico

Ishte një mbrëmje për t’u harruar për fazën e mbrojtjes së Realit, por rezultati do të ishte akoma më i thellë po të mos ishin intervenimet e belgut. /Telegrafi/