Thibaut Courtois është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Barcelonës.
Portieri belg deklaroi pas ndeshjes se ata kanë filluar t’i ndryshojnë gjërat për të mirë, shkaku që kur pjesa e parë kishte përfunduar 0-0, ata i kishin hasur në vështirësi në dy ndeshjet e fundit.
“Kur pjesa e parë përfundoi 0-0, dhe duke parë gabimet nga dy ndeshjet e fundit, ishte disi si leksion për ne”, ka thënë ai pas ndeshjes.
“Ishte mirë që nuk pësuam gol në këtë takim, mendoj se bëmë mirë. Kisha disa pritje të mira, derisa Athur kishte një shans të mirë, e po ashtu edhe Messi”.
“Duke pasur më shumë mundësi të ta ndihmojë skuadrën edhe në lojën me këmbë, mendoj se bëra një paraqitje të mirë”, ka shtuar më tej Courtois.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin. /Telegrafi/