Thibaut Courtois ka goditur tërthorazi ish-bashkëlojtarit te skuadra angleze e Chelseat.
Portieri belg bëri debutimin në fitoren e Real Madridit kundër Leganesit me rezultat 4-1.
“Unë shkoj me të gjithë shumë mirë, komunikimi me mbrojtjen është duke shkuar mirë, madje edhe gjatë stërvitjeve”, tha ai.
“Në stërvitje, ju shihni se niveli është më i lartë. Unë jam duke përjetuar në baza ditore se Sergio Ramos është qendër mbrojtësi më i mirë në botë. Niveli këtu është më i lartë se në Chelsea”, shtoi ai.
Courtois gjithashtu foli për dallimet midis stadiumit Stamford Bridge dhe Santiago Bernabeu.
“Është dy herë më i madh, sigurisht, është një ndjenjë shumë e ndryshme. Nëse shikoni përpara, ju shihni vetëm një mur njerëzish ndërsa në Stamford Bridge mund ta shihni qiellin ose hotelin prapa tribunës”, tha ai.
“Sigurisht, kjo nuk ishte hera e parë që kam luajtur këtu. E njoh gjuhën dhe e njoh stadiumin. Minutat e para kundër Leganesit isha i emocionuar, por më pas u ndjeva i qetë”, pohoi belgu. /Telegrafi/