Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois do të ishte i përgatitur të ekzekutonte një penallti nëse finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2022 duhet të zgjidhet me goditje nga pika e bardhë.
Reprezentuesi belg ka folur për finalen e madhe evropiane ndaj Liverpoolit në Stade de France të shtunën mbrëma, ku mendon se ndeshja mund të shkojë në penallti.
Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se dy klubet e mëdha evropiane mund ta mposhtin njëra-tjetrën, duke shënuar brenda kohës së rregullt.
Courtois gjithashtu ka treguar nëse mund të ekzekutonte një penallti vetë, nëse ndeshja do të shkonte në goditjet nga pika e bardhë.
“Mbaj mend që në para-sezon me Chelsean kundër PSG-së shënova një gol dhe në Community Shield kundër Arsenalit humba një”, ka thënë fillimisht Courtois.
“Antonio Conte më vendosi aty sepse ai e dinte që unë mund të gjuaja mirë, por padyshim qëndrimi në vend, në një moment të rëndësishëm, është ndryshe”.
“Me siguri, unë nuk do të isha një nga pesë gjuajtësit e parë, por ndoshta më pas, nëse duhet të gjuash, duhet të gjuash. Nuk e kam frikë. Është një moment për të shkëlqyer”.
Thibaut Courtois is an incredible goalkeeper ? pic.twitter.com/UIcDO53WZF
— GOAL (@goal) April 6, 2022
“Ne fituam me penallti kundër Atletico Madrid në Superkupë disa vite më parë, kur unë prita një penallti. Këtë sezon kam pritur tre”.
“Ju studioni përpara. Kundër Chelseat kemi pasur dy penallti dhe ju i studioni ato, sepse mund të shihni ngjashmëritë. Shpresoj se nuk do të kthehet në atë, por nëse ndodh, unë do të jem gati”, përfundoi belgu. /Telegrafi/