Telegrafi

Costa do të huazohet te Milani para se të transferohet te Atletico

Diego Costa mund të bashkohet me Milanin për gjashtë muaj para se të transferohet te Atletico Madrid.

Në shërbimet e sulmuesit brazilian nuk po llogaritë më trajneri i Chelseat, Antonio Conte ndërsa futbollisti dëshiron të kthehet te ish-klubi madrilen.

Megjithatë, Colcheneros janë të dënuar prej FIFA-s për të transferuar lojtar deri në afatin kalimtar të janarit.

Në vend që të kalojnë gjashtë muaj në stol, “El Mundo Deportivo” raporton se Costa mund të huazohet tek “Rossonerët” për sezonin vjeshtor.

Kujtojmë se një lojtar mund të transferohet në tre klube të ndryshme në të njëjtin vit përderisa në njërin prej tyre nuk paraqitet asnjë sekondë. /Telegrafi/