Telegrafi

Costa: Me Sarrin gjërat janë ndryshe, do të qëndroj te Juve

Douglas Costa (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë te Bianconerët edhe pas kësaj vere, ndërsa beson se Maurizio Sarri do të arrijë suksese të mëdha me klubin.

Është spekuluar se braziliani do të largohet këtë verë nga Zonja e Vjetër, ndërsa Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim për të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Douglas Costa

Mirëpo, siç transmeton Calciomercato, në një prononcim të shkurtër, Costa e ka bërë të qartë se dëshiron ta vazhdojë karrierën te Juve.

Douglas Costa (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Nuk e njoh Sarrin personalisht, por e kam parë punën e tij te Napoli. Ai pati një sezon fantastik dhe mendoj se do të bëjmë gjëra të mëdha (me të)”.

“E ardhmja? Kam edhe tre vite të tjera në kontratën me Juventusin dhe jam i vendosur të qëndroj. Tash gjithçka është e re me trajnerin dhe do të qëndroj këtu”, ka deklaruar 28-vjeçari.

Ai ka thënë më tej se Serie A do të jetë më e vështirë në sezonin e ri dhe se Juve do të angazhohet shumë më tepër në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/