Diego Costa ka pranuar se do të largohet nga Chelsea vetëm për Atletico Madridit, të cilët janë “klubi më i pëlqyer” për të.
Costa ka qenë i lidhur herë pas here me një kthim në Atletico gjatë tre viteve të kaluara, edhe pse fitoi dy tituj të Ligës me Chelsea në këtë kohë.
Sulmuesi spanjoll gjithashtu u lidh edhe më një transferim të tij në Kinë, por Costa ka bërë të ditur se dëshiron të qëndroj te Blutë, por nëse londinezët kërkojnë që të largohet, ai e ka në mend vetëm një ekip ku mund të shkoj.
“Do të qëndroj në qoftë se klubi dhe trajneri duan që unë të qëndroj, por nëse ata duan të më shesin për të sjellë një sulmues të mëdhenj, unë do të shkoj vetëm në një klub të madh dhe të gjithë e dinë se cili klub më pëlqen më shumë”, ka thënë fillimisht Costa.
“Atletico? Po, është Atletico. Gjithkush e di këtë, nuk ka probleme”, transmeton Telegrafi.
“Nuk kam ndërmend të largohem, ndihem shumë mirë këtu, kam dy vjet të mbetura në kontratën time, por nëse klubi dëshiron të më shesë, ka vetëm një ekip që e kam bërë tashmë të qartë se ku do të shkoj”.
“Unë jam mirë, njerëzit flasin shumë. Ka një Kupë të Botës në horizont dhe dua të luaj në të”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/