Telegrafi

Costa i hapur për kalim te Milani

Sipas Sky Sport Italia, Milani ka bërë hapa të rëndësishëm për ta afruar në skuadër sulmuesin e Chelseat, Diego Costan. 

Lojtari dëshiron kthimin në Atletico Madrid, por që klubi madrilen nuk ka të drejtë transferimi të lojtarëve.

Sky Sport Italia shkruan se Costa sot u ka thënë Rossonerëve se është i gatshëm për kalim.

Jorge Mendes është iniciatori për kalimin e lojtarit.

Lojarët që pëlqehen nga Milani kanë cmim të lartë pasi Andrea Belotti i Torinos dhe Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmundit llogariten nga 100 milionë euro. /Telegrafi/