Telegrafi

Costa drejt transferimit në Angli, Wolves përgatitë ofertë për të

Douglas Costa mund të transferohet në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Sulmuesi brazilian nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Andrea Pirlo.

Manchester United mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, por së fundmi në garë është futur edhe Wolverhampton Wanderers.

Wolves po synojnë të ndërtojnë një skuadër të fuqishme, pasi objektivi mbetet të futën në top katërshe.

Douglas Costa. (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)

Costa pëlqehet shumë nga trajneri Nuno Espirito Santo dhe Wolves kanë përgatitur ofertën për të.

Skuadra angleze është gati të shpenzojë 35 milionë euro për afrimin e Costas.

30-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Juventusin dhe ka pranuar më parë se do t’i pëlqente të transferohet në Angli.

Gjithsesi kjo javë duket vendimtare për të ardhmen e sulmuesit brazilian. /Telegrafi/