Telegrafi

Corsa edhe me sistem me gaz

Kompania gjermane, Opel, ka shpalosur Corsan e re 1.4, të pajisur me sistemin me gaz.

Anëtari i ri i kësaj familjeje ka 90 kuajfuqi dhe motor 1.4 litër. Kjo veturë vjen me marsh manual me pesë shpejtësi.

Siç transmeton koha.net, vetura shpenzon 6.9 litra në 100 kilometra. Nga kompania njoftojnë se shpenzimet e rrugës janë reduktuar për gati 50 për qind në krahasim me modelet me benzinë.

Kompania ka njoftuar se shoferi mund të ndërrojë sistemin nga gazi në benzinë duke shtypur një buton që gjendet afër ulëses së shoferit.

Me një mbushje të plotë të gazit dhe rezervuarit për benzinë ajo mund të kalojë 1.200 kilometra. /Telegrafi/