Liga Premier po planifikon që të rikthehet më 6 qershor nëse e sheh të arsyeshme se situata është e sigurt.
Të gjitha aktivitetet sportive në Angli janë suspenduar shkaku i coronavirusit nga muaji mars, derisa ato zhvilloheshin pa tifozë nga muaji shkurt.
Mirror raporton se Federata e Futbollit është e vendosur që të mbyllë këtë edicion dhe të fillojë e 2020/21 nga muaji shtator.
Në se ndeshjet rikthehen, ato do të zhvillohen dy herë brenda jave dhe do të jenë pa tifozë, në mënyrë që mos të përhapet virusi më shumë.
Ndeshja e fundit që u zhvillua në Ligën Premier ishte ajo në mes të Leicesterit që e mposhtë Aston Villën më 9 mars.
Liga angleze dëshiron t’i mbyllë të gjitha takimet, në mënyrë që të mos humbin të ardhurat nga marketingu dhe të drejtat televizive. /Telegrafi/