Imazhe të reja janë publikuar pas rrëzimit të aeroplanit ku mbeti i vdekur kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë në bord.
Këto pamje tani duket se tregojnë pajisjen zbarkuese dhe një krah të aeroplanit të rrëzuar, transmeton Telegrafi.
The wing and landing gear of Prigozhin’s business jet have been found, Russian media report.
They fell 3 kilometers from the crash site into the river Lodyzhenka, near the railway station Kuzhenkino. A few hundred meters from the place where the tail of the plane was found -… pic.twitter.com/ePAmANd6o7
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 25, 2023
Kanali rus në Telegram, 112 postoi foto dhe video të mbeturinave të cilat sipas faqes ranë 3 kilometra nga vendi i ku u rrëzua aeroplani jashtë qytetit të Moskës.
Sipas këtij kanali, krahu dhe pajisjet zbarkuese u gjetën u nxorën nga lumi Ladyzhenka në rajonin Tver, “disa qindra metra larg vendit ku u gjet bishti i aeroplanit”.
Pamjet nuk janë verifikuar, por një foto duket se tregun krahun me një numër serial që përputhet me atë të aeroplanit Embraer që u rrëzua të mërkurën. /Telegrafi/