Telegrafi

Contour Global: Kosova e Re siguron furnizim me rrymë dhe mijëra vende pune

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” përveç që do të sigurojë energji eklektike të mjaftueshme për vendit ajo do të ketë edhe ndikime të tjera. Gjatë ndërtimit por edhe pas ndërtimit do të punësohet një numër i konsiderueshëm i punëtorëve.

Shpallja e Kompanisë Contour Global, si investitor i preferuar nga ana e Komitetit Drejtues për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, është një shpresë së ky termocentral do të fillojë të ndërtohet më në fund.

Drejtuesit e kompanisë Contour Global, gjatë një deklarate ekskluzive për Telegrafin janë shprehur të kënaqur që janë shpallur si ofertuesi më i preferuar për të zhvilluar projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Garry Lesevely, zëvendëspresident ekzekutiv i Contour Global dhe drejtor ekzekutiv për Evropë Lindore ka thënë se projektin e filluar para dhjetë viteve e kanë përcjellë si kompani me vëmendje.

“Kemi punuar vazhdimisht me përfaqësuesit e mëparshëm dhe të tanishëm të Qeverisë së Kosovës dhe të tjerët akterë për të ndihmuar që të realizojmë investimin më të madhe që është bërë ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Kemi arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe tani do vazhdojmë me vendosmëri në atë që do të jetë fabrika e energjisë së klasit botëror e cila do të operojë me standardet më të mira mjedisore”, tha ai.

Sipas Lesevelyt, Termocentrali “Kosova e Re” do të sigurojë furnizim me energjisë elektrike të pastër, të sigurt, të besueshëm dhe të përballueshëm për ngarkesën e furnizimit elektrik në Kosovë.

“Po ashtu do të ketë zbutje të problemeve me furnizim me të cilat përballet vendi, të cilat kanë penguar zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik. Përveç sigurimit me energji elektrike, projekti gjithashtu në mënyrë direkte do të ofrojë vende pune për 4 vite gjatë ndërtimit të termocentralit, si dhe qindra pozita me kualifikim të lartë përgjatë 40 viteve të termocentralit”, theksoi ai për Telegrafin.

Po ashtu konsiderohet se projekti i Termocentrali “Kosova e Re” do të ketë ndikime në përgjithësi në ekonomin e Kosovës.

“Projekti do të këtë edhe ndikime tjera indirekte në ekonominë kosovare, duke pasur parasysh investimet masive që do të bëhen”, thotë Garry Lesevely, zëvendëspresident ekzekutiv i Contour Global dhe CEO për Evropë Lindore.

Ndryshe Termocentrali “Kosova e Re” pritet të ndërtohet për një periudhë katër vjeçare nga dita e fillimit e kostoja për ndërtimin e tij do të shkojë deri në 1.4 miliard euro, ndërsa do të prodhojë deri në 600 megavatë orë energji elektrike. /Telegrafi/Lulzim Ahmeti/