Anësori i Atalantas, Andrea Conti, ka thënë se është një ëndërr ta veshë fanellën e Milanit.
Lojtari i Kombëtares italiane për 21 vjeçar ka thënë se dëshiron të bashkohet me Rossonerët.
Mësohet se marrëveshja mes klubeve do të arrihet për vlerën e 22 milionë eurove plus bonuset.
“Milani është një ëndërr, shpresoj që ta vesh fanellën e kuqezi sezonin e ardhshëm”.
“Nuk e di se a është marrëveshja afër, ju duhet ta pyesni agjentin tim dhe dy klubet, pasi nuk varet nga unë”, ka thënë Conti. /Telegrafi/