Interi është duke vazhduar përpjekjet që të sjellin Antonio Conten në Giuseppe Meazza.
Sipas TuttoSport, tashmë klubi italian ka filluar edhe tregun e transferimeve ta sillë rreth dëshirave të trajnerit aktual të Chelsea.
Interi tashmë besohet se i ka premtuar Contes yllin e Romës, Radja Nainggolan.
Belgu ishte kërkuar nga tekniku italian edhe në Stamford Bridge, por Blutë nuk kishin arritur ta transferojnë atë.
Vlera e mesfushorit është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/