Telegrafi

Conte futet në mes Interit dhe Juventusit për Perisicin, Tottenhami tashmë ka bërë ofertë

Interi kishte ngritur ofertën për të mbajtur Ivan Perisic, duke e rritur pagën fikse në 5 milionë neto për një periudhë dyvjeçare që përfshinte edhe bonuse të mëdha.

Juventusi ishte përpjekur të dilte përpara, duke u tërhequr nga mundësia e punësimit të kroatit si transferim i lirë.

Por në orët e fundit duket se dy rivalët e mëdhenj të futbollit italian do të mbesin duarthatë.

Kjo pasi Perisic duket gjithnjë e më shumë afër Tottenhamit.

Antonio Conte që ka punuar me lojtarin, i ka thënë klubit anglez që t’i ofrojnë kroatit ofertën që dëshiron për dy vite dhe mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Kroati ka pasur një sezon shumë të mirë te Interi, ku fitoi Kupën dhe Superkupën./Telegrafi/