Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për kohën sa ishte te Chelsea, duke thënë se ishte afër që t’i sjelltë në klubin londinez, Romelu Lukakun dhe Virgil van Dijkun.
Trajneri i Nerazzurrit e fitoi titullin në Ligën Premier që në sezonin e tij të parë në “Stamford Brigde” dhe vazhdoi me trofeun e Kupës FA në vitin e tij të dytë.
“Unë kërkova dy lojtarë dhe ne ishim shumë, shumë afër pasi fituam kampionatin”.
“Njëri lojtar ishte Romelu Lukaku, lojtari i dytë ishte Virgil van Dijk, dhe këta dy lojtarë ishin shumë, shumë afër”.
“Ne ishim në kontakt çdo ditë dhe unë gjithmonë thosha që me këta dy lojtarë do të përmirësonim ekipin me 30 për qind”.
“Ishte për të ardhur keq që nuk ndodhi dhe Romelu po tregon me Interin se ideja ime ishte e drejtë dhe gjithashtu Van Dijk ka treguar me Liverpoolin se ideja ime ishte e duhur për klubin”, ka thënë Conte. /Telegrafi/