Derbi mes Juventusit dhe Interi ka tërhequr shumë trajnerë të njohur për ta shikuar nga afër.
Në stadiumin e Zonjës së Vjetër është trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i cili me siguri ka ardhur për të përkrahur ish-skuadrën e tij, por edhe për të ndjekur ndonjë lojtar për afatin kalimtar të verës.
Por, në stadium janë edhe trajneri i Italisë Gian Piero Ventura dhe ai i Argjentinës, Edgardo Bauza. /Telegrafi/