Telegrafi

Conte vazhdon të jetë favorit, kontakte me Zhang

Antonio Conte vazhdon të jetë zgjedhja e parë e Interit për detyrën e trajnerit në sezonin e ardhshëm.

Sipas TuttoMercatoWeb, tashmë Steven Zhang nga klubi italian është takuar me Antonio Conten.

Trajneri i Chelseat është favorit pasi përveç arsyeve tekniko – taktike pëlqehet edhe për karakterin e tij të fortë.

Trajner tjerë që kërkohen nga Interi janë edhe Luciano Spalletti e Diego Simeone.

Aktualisht trajner i Interit është Stefano Pioli, por me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit. /Telegrafi/