Telegrafi

Conte ua tregoi gishtin e mesit drejtorëve të Juventusit

(Foto: Screenshot/Twitter/Get Italian Football News)

Një video që po qarkullon në mediat sociale, shfaq Antonio Conten duke ua nxjerrë gishtin e mesit drejtorëve të Juventusit derisa po shkonte drejt tunelit në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Interit.

Bianconerët dhe Nerazzurrët luajtën pa gola në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ashtu që Zonja e Vjetër u kualifikua në finale falë triumfit prej 2-1 në Milano.

Trajneri italian e humbi qetësinë pas 45 minutave të para dhe ai e ka nxjerrë gishtin e mesit në drejtim të drejtorëve të Juves që ndodheshin në tribuna.

Kjo duket të ketë nxitur reagimin e Andrea Agnellit në fund të ndeshjes, i cili e kishte ofenduar ish-trajnerin e bardhezinjve.

Lexo po ashtu Tensione pas ndeshjes Juventus – Inter, presidenti i bardhezinjëve Andrea Agnelli ofendon trajnerin Antonio Conte

Pas takimit, Conte kishte deklaruar se stafi i Juventusit duhet të jetë më i sjellshëm, duhet të jenë me natyrë sportive dhe t’i respektojnë ata që punojnë. /Telegrafi/