Site icon Telegrafi

Conte thotë se Lukaku ka kaluar lëndimin: Duhet të bëjmë ndeshje të madhe për ta mposhtur Atalantën

Interin e pret një ndeshje tjetër e vështirë, pas asaj në mesjavë ku u mposht 3-2 nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte do të luaj në udhëtim te Atalanta, një kundërshtar tejet i vështirë.

Por për këtë sfidë trajneri Conte ka në dispozicion edhe sulmuesin e tij më në formë, Romelu Lukakun.

“Lukaku është stërvitur sot me skuadrën dhe do të vijë me ne në Bergamo, por më pas do shohim a do luajë apo jo”, ka thënë Conte.

Ai ka vlerësuar lartë Atalantën, por thotë se duhet ta bëjnë një ndeshje të madhe për t’i fituar pikët e plota nga ky takim.

“Atalanta është një skuadër shumë e mirë-organizuar dhe drejtohet nga një trajner si Gasperini, që është aty prej disa vitesh dhe u jep siguri lojtarëve”.

“Ata bëjnë presion të shpejtë te futbollistët që kanë topin dhe janë shumë të fortë në fazën ofensive. Megjithatë për t’ia dalë duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka deklaruar Conte.

Atalanta – Inter zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version