Chelsea ka shprehur interesimin për shërbimet e Fernando Llorentes dhe pritet të diskutojë me Swansea Cityn për shitjen eventuale të futbollistit për një shumë prej 15 milionë funtesh (16.1 milionë euro) – shkruan Goal.
Swansea për momentin nuk është i interesuar të shesë Llorenten te Blutë, derisa të mos gjejë zëvendësimin e tij.
Skuadra angleze është e interesuar të transferojë në radhët e veta Wilfried Bonyn.
Llorente ishte shënjestër e Chelseat në afatin kalimtar të janarit, por menaxheri i Sëanseas, Paul Clement, e bllokoi shitjen në momentet e fundit.
Nga ana tjetër, Alex Oxlade-Chamberlain pritet të konfirmohet si transferimi i radhës i Antonio Contes.
Blutë janë të interesuar të arrijnë marrëveshje edhe për futbollistin e Leicester Cityt, Danny Drinkwater. /KP/Telegrafi/