Site icon Telegrafi

Conte rikthen interesimin për Alonson

Trajneri i Interit, Antonio Conte thuhet se ka synim mbrojtësin e Chelseat, Marcos Alonso, pasi Henrique Dalbert mund të largohet nga Giuseppe Meazza.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Conte u kthye te mbrojtësi i Bluve, pasi ishte përpjekur të nënshkruajë mbrojtësin spanjoll në afatin e janarit.

Alonso u largua nga Fiorentina dhe Serie A në gusht të vitit 2016 dhe u bashkua me ish-klubin e Contes, ku ai ka bërë përshtypje të mira gjatë kohës së tij në Londër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Marcos Alonsos

Raporti pretendon se të dy mund të ribashkohen në Milano, pasi Conte po kërkon të largojë Dalbertin për t’i lënë vend 29-vjeçarit.

Dalbert kaloi sezonin e kaluar në huazim te Fiorentina, por është kthyer në Meazza pasi që të dy klubet nuk arritën një marrëveshje përpara 2020-21.

Përfaqësuesi i Italisë, Cristiano Biraghi, shkoi gjithashtu në drejtim të kundërt, pra u rikthye te Fiorentina.

Alonso, i cili ka tre paraqitje për Spanjën, ka luajtur 149 ndeshje për Chelsean, duke shënuar 22 gola dhe duke kontribuar me 18 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version