Site icon Telegrafi

Conte refuzon të flet për të ardhmen e Costas

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka refuzuar të flas për të ardhmen e Diego Costas.

Tekniku italian ka thënë se aktualisht sulmuesi spanjoll është i lënduar, por do të kthehet së shpejti.

Lexo po ashtu Çmenduri, konfirmohet numri i tifozëve në ndeshjen Real Madrid-Chelsea (Foto)

“Mund të them se sot Costa është lojtar i Chelseat. Nuk ka luajtur se ka qenë i lënduar, por mund të luan në ndeshjen tjetër kundër Milanit”.

“Unë flas vetëm për të tashmen, nëse më pyetni se çfarë do të ndodh me Costan nesër, atëherë përgjigjja ime do të jetë nuk e di”, ka thënë Conte.

Për Costan ka shfaqur interesim Atletico Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version