Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Antonio Conte insiston ta blejë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Francezi është duke treguar formë të lartë në këtë sezon të garave, dhe ai ka dhënë kontribut të madh që skuadra e Diego Simeones është në garë për titullin e kampionit në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave britanike, Conte ka kërkuar nga ‘Blutë’ e Londrës ta blejnë sulmuesin francez gjatë verës që vjen, edhe pse lojtari ditë më parë deklaroi se është mirë në Atletico dhe nuk dëshiron largimin nga “Vicente Calderone”.