Telegrafi

Conte padit Chelsean, një nga akuzat është ‘humbja e mundësisë’ për drejtimin e Real Madridit

Antonio Conte (Getty Images)

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i gatshëm të ndërmarrë masa ligjore kundër klubit të tij të vjetër.

Sipas mediumit The Times, Conte ka vendosur të marrë masa ligjore kundër Chelseat pasi u shkarkua javën e kaluar.

Ai do të padis klubin për të marrë 9.5 milionë funte për shkak të pagës së vitit të fundit të kontratës së tij, plus dëmtime të tjera.

Lexo po ashtu Largimi i Contes i kushton Chelseat hiq më pak se 10 milionë euro – Epoka Abramovich ka shpenzuar 102 milionë euro për shkarkimin e trajnerëve

Në anën tjetër, Blutë po marrin një rast kundër Contes duke cituar ‘një sërë sjelljesh të parregullta’, duke përfshirë edhe informimin e sulmuesit Diego Costa nëpërmjet një mesazhi në qershor të vitit të kaluar, se ai nuk ishte më pjesë e planeve të tij.

Conte dëshiron dëmshpërblim pas shkarkimit nga Chelsea (Getty Images)

Ndërkohë, avokatët e Contes do të argumentojnë se Blutë i kanë kushtuar atij një vit karrierën e tij, pasi tani është tepër vonë për të marrë një nga punët më të mira të Evropës.

Është sugjeruar se Real Madridi iu afrua trajnerit italian për zëvendësimin e Zinedine Zidanes dhe anglezët ia humbën mundësinë.

Lexo po ashtu Conte mund ta marrë drejtimin e Milanit

Avokatët e Contes do të argumentojnë se ai nuk i ka argëtuar ato oferta pasi ai ishte i angazhuar te Chelsea, kështu që duke e shkarkuar atë katër ditë pas fillimit të para-sezonit, ata i kanë kushtuar atij një vit fitimet e mundshme.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit është përfolur për një mundësi që Conte të marr drejtimin e Milanit në Serie A. /Telegrafi/